Bundesliga Futboll

Presidenti i Borussia Dortmund: Aubameyangun e mashtruan ofertat milionëshe

Presidenti i skuadrës së Borussia Dortmundit, Rainhard Rauball, ka folur për sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang.

Raubal ka sqaruar gjithashtu edhe problemet me sulmuesin duke treguar se pse këtë vit nuk është në nivelin e atij të kaluarit.

“Aubameyang ka arritur të japë rezultate tepër të mira ndër vite dhe kjo është vërtetuar edhe me titullin e golashënuesit më të mirë”.

“Ai është një njeri mjaft pozitiv dhe i qeshur, por fakti që nuk po arrin të japë maksimumin e tij lidhet me ofertat e shumta nga klubet, të cilat e kanë vrarë emocionalisht”.

“Nuk jemi ne që e kemi ndaluar atë nga këto shuma, por shpeshherë ato nuk kanë qenë të vërteta”.

“Aubameyang është guri i themelit për suksesin e Dortmundit”, ka thënë i pari i klubit.

Borussia Dortmund edhe pse ka blerë shumë lojtarë të talentuar, ata mbeten në pozita jo të mira, pasi është pritur të jetë rival i Bayern Munich këtë sezon.

Related posts

REALIZOI 5 GOLA NË 3 NDESHJE/ Sulmuesi i Kosovës shpallet “Lojtari më i mirë i shtatorit” në kampionat (FOTO)

Delo.autor

Turqia fiton miqësoren ndaj Iranit, vendos Tosun (VIDEO)

Sadik.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË NË PREMIER TË…”/ Del Piero: Manchesteri ishte lideri i futbollit, por era ka ndryshuar

Delo.autor

Leave a Comment