Futboll Sport

Historia e pabesueshme e ekipit që nuk fitonte kurrë

Le të kthehemi pothuajse 365 ditë mbrapa, ku tani do të ishin duke fituar fitoren e kampionatin e kategorisë së tretë të skocisë dhe ngjitjen një kategori më lartë. Një mrekulli e vogël sportive e një qyteti prej 10 mijë banorësh, me një stadium prej 4 mijë vendesh. Një formacion, që si synim kishin mosrënien nga kategoria. Më 20 maj 2017, një vit më parë, City Brechin fitoi me penallti, kundër Alloa Athletic në playoff, një fitore e papritur në futbollin skocez.

Një ditë që tifozët e paktë të kësaj qyteze të vogël, nuk do ta harrojnë kurrë, një datë që gjithmonë do të mbetet e ngulitur në zemrën dhe mendjen e secilit prej tyre. Sepse ishte një arritje historike? Edhe për këtë aryse, por mbi të gjitha sepse kjo është dita e fundit kur tifozët panë ekipin e tyre të fitojë. Po, sepse qyteza e Brechin, ekip që në sezonin 2017/18 militon në kategorinë e dytë skoceze, nuk ka arritur të fitojë as një ndeshje.

Rekordi negativ flet qartë: 36 ndeshje, 0 fitore. Ngushëllim i vetëm është që të paktën nuk e kanë mbyllur kampionatin pa shënuar as një gol: ekipi në fakt e ka mbyllur kampionatin e këtij viti me 4 pikë, të fituara nga katër ndeshje barazim. E vërtetë që kanë shënuar 20 gola, por gjithashtu kanë pësuar 90 gola. Tashmë duhet të rikthen në kategorinë e tretë dhe ta rinisin nga fillimi, edhe pse të bësh më keq se ky sezon, do të jetë shumë e vështirë, por nga sot të gjithë sportëdashesit janë tifozë të qytetit Brechin.

 

Related posts

SHERR MES BALTËS/ Shikoni çfarë ndodh në ndeshjen e Kategorisë së Dytë (VIDEO)

Delo.autor

YLLI I JUVENUSIT DO MARCELON/ Gati goditja e radhës falë mesazheve të CR7

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Gary Lineker këshillon “3 Luanët: Mos e vërshëlleni himnin e “Azzurrëve”, ia vlen ta dëgjosh

Delo.autor

Leave a Comment