Gossip Sport

Xoana Gonzalez i shpreh “dashurinë” Leo Messit (FOTO)

Fitorja dhe kualifikimi i Argjentinës ka gëzuar pamasë mbarë popullin argjentinas dhe sidomos tifozët e zjarrtë të saj. Më në fund Messi ia doli të shënojë dhe Marco Rojo të vendosë fatin e takimit me golin e tij në minutat e fundit të takimit. Por, e rëndësishme ishte që kapiteni shënoi golin e tij të parë në këtë kompeticion. Ndaj edhe shumë tifozë, sidomos Xoana Gonzalez është lumturuar pamasë.

Ish-modelja e PlayBoy përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka lartësuar dhe falendëruar ‘pleshtin’ për golin e shënuar dhe fitoren që ekipi  “albiceleste” i dhuroi.

“Të dua Messi, je i madh”- ka shkruar ajo. Ndërsa në një foto tjetër ndërsa mbante veshur fanellën me numrin 10-të, shkruante: “Kjo është arsyeja përse të dua, je gjigant”.

Argjentina mundi Nigerinë në fazën në grupe me rezultatin 2-1, falë golit të Lionel Messit dhe mbrojtësit të Manchester United, Marco Rojo. Në raundin tjetër ato do të përballen me Francën e Paul Pogabsë, Kylian Mbappe dhe Dembele.

 

Related posts

FAZA E PARË DREJT MBYLLJES/ Kush ka grumbulluar më shumë pikë në Serie A, viti 2021? Ja renditja përfundimtare

Delo.autor

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona takohet me PSG-në, gati transferimi i madh…

Isa.Autor

Leave a Comment