Eredivisie Futboll Sport

Kluivert refuzon zgjatjen e kontratës me Ajax dhe sulmon klubin

Justin Kluivert mund të largohet nga Ajax gjatë merkatos së verës, pasi konfirmoi se ka refuzuar një ofertë të re ë kampionëve të shumëfishtë të Holandës. Shfaqjet e 19-vjeçarit për skuadrën e Amsterdamit kanë tërhequr interes nga e gjithë Europa, por ai kishte ruajtur dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin holandez.

Megjithatë, negociatat hasën një pengesë në javët e fundit, duke çuar drejtorin e Ajax, Edwin van der Sar, për të sugjeruar në televizion se agjenti i Kluivertit, Mino Raiola, po përpiqej ta bindte atë të largohej. Tensioni është rritur që atëherë, kur lojtari është bërë objekt i kritikave nga tifozët dhe akuzat e lakmisë.

Por, është Ajax, që po kujdeset për interesat e veta financiare, ndërsa Kluivert këmbëngul, duke i dhënë atij një ultimatum: ose të nënshkruajë një marrëveshje të re, ose do të shitet përpara se t’i skadojë kontrata aktuale, e cila zgjat deri më 2019.

“Ajax dëshiron që të zgjas kontratën time, në mënyrë që të mund të kërkojë më shumë, kur të më shesë, – tha ai për “Volkskrant”. – Çfarë duan ata me të vërtetë? Plani im ishte të qëndroja, por shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit. Tifozët mendojnë se është vetëm për para, ndërsa të gjithë e dinë se isha mirë në këtë drejtim.

Unë dua të zhvilloj veten time. Kam folur shkurtimisht me drejtorin teknik, Marc Overmars, por ndihem i shtyrë për t’u larguar. Gjëja më e rëndësishme për Ajax është që ta zgjas kontratën time, atëherë kjo nuk ka të bëjë me futbollin, por me paratë”.

Related posts

Man City e harron Fredin, e zhvendos vëmendjen te ylli i Dortmundit

Q.Autor

BARCELONA I VENDOS ÇMIMIN E SHITJES/ Ja 3 klubet në garë për të nënshkruar me Coutinhon

Delo.autor

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Delo.autor

Leave a Comment