Futboll Premier League Sport

Shaqirin në Ligën e Kampionëve, klubi anglez gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Xherdan Shaqiri po kalon ditët e fundit si futbollist i Stoke Cityt. Ylli nga Kosova aktualisht është në Championship me skuadrën e tij por dhuroi paraqitje personale mjaftë të mira. Me rënien në nga elita e futbollit anglez të Stoke, Shaqiri mund të largohet nga klubi për një shumë prej 14,5 milionë euro pasi ashtu është klauzola në kontratën e tij.

Së fundmi mediat angleze kanë raportuar se skuadra e madhe angleze Tottenham Hotspur është duke tentuar transferimin e gjilanasit.Spurs besohet se kanë bërë një ofertë ku janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit.Edhe vet futbollisti i Zvicrës ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Ligën e Kampionëve.

“Është e rëndësishme për mua të gjej një klub ku trajneri dhe drejtorët do të donin të nënshkruanin me mua”.“Do të ishte mirë nëse ky klub luan në Evropë, pasi qëllimi im është të luaj në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Shaqiri, duke nënkuptuar se është pro kalimit tek Spurs. Por Spurs nuk do ta kenë të lehtë transferimin e Shaqirit, pasi konkurrenca për të nënshkruar me të është mjaftë e madhe.

Everton, Southampton, Newcastle United dhe Huddersfield gjithashtu e duan lojtarin.Ndërkohë në Gjermani, Shaqirin po e presin Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim.

Related posts

GJYSMËFINALET E KUPËS SË ANGLISË/ Statistikë e veçantë, Chelsea dhe Leicester shënuan gol në minutën e njëjtë (VIDEO)

Delo.autor

Prapavija e PARTIZANIT me probleme, trajneri Gega duhet të modifikojë mbrojtjen për Mariborin

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Spanja i beson titullarëve të fundit, ndaj Marokut për fitore bindëse

Sadik.Autor

Leave a Comment