Futboll Seria A Sport

“TANI ËSHTË MOMENTI MË I MIRË I KARRIERËS TIME”/ Mesfushori Eriksen: Fitorja e titujve radhazi do të jetë e vështirë, por…

Tani që në kraharor i shkëlqen titulli i parë në një turne madhor, Kristian Eriksen ka kuptuar se çfarë i nevojitej në Serinë A: pak pritje në stol, aktivizime në minutat shtesë, derisa të bindte Konten të hynte dalëngadalë në mekanizma. Danezi është rrëfyer në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Atëherë Eriksen, si ndiheni si kampion i Italisë?

Përpara se të transferohesha tek Interi, kishte qenë e vështirë të fitohej. Ndërsa tani, është ndoshta momenti më i mirë i karrierës sime.

Porsa zbarkuat, u shprehët: “Dua të ndal dominimin e Juves”. E bëtë. Tani parashikoni hapjen e një cikli? Ky titull ishte i vështirë të arrihej, por ia dolëm 4 javë nga fundit, është një pikënisje e mirë…

Tani mund të vazhdojmë me ndërtimin e një cikli. Fitorja e titujve radhazi do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi të ndërtojmë diçka të bukur.

Dhe për t’ia arritur sa e rëndësishme është që Konte të qëndrojë?

Konte është shumë i rëndësishëm për të gjithë, edhe për mënyrën se si luajmë. Ndjekim udhëzimet e tij në fushë dhe shikohet. Jemi të gjithë të lumtur që kemi fituar me të.

Po cili ishte sekreti i vërtetë i fitores?

Vetë skuadra. Të gjithë kemi dhënë një kontribut ndryshe për një objektiv të përbashkët.

Konte përsërit gjithmonë: “Ne kemi kuptuar Kristianin dhe ai na ka kuptuar ne…”. Na shpjegoni kush ka kuptuar çfarë?

Unë u transferova me mendjen e hapur për të mësuar. Ajo që nuk mendova në fillim ishte se duhet të ndiqja gjithmonë sistemin e Kontes, që duhet të kryeja dhe kujtoja të gjitha lëvizjet që ai kishte përgatitur për skuadrën.

Po kthesa erdhi vërtet te goditja e dënimit ndaj Milanit?

Vetëm në perceptimin e jashtëm. Goli ndaj Milanit ndoshta ndryshoi mënyrën se si të tjerët më shikonin, por jo atë që mendojmë brenda nesh. Situata ndryshoi kur munda të luaja me më shumë vazhdimësi dhe fitova besimin e shokëve dhe trajnerit.

Sa pranë largimit nga Interi keni qenë vërtet?

Gjashtë muaj më parë mund të konsiderohesha jashtë, vërtet, por tani ka ndryshuar gjithçka. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, por jam i lumtur të qëndroj këtu dhe që kam një titull në kraharor.

Në Itali do të rishikoni Murinjon. Çfarë mendimi keni dhe ku është ndryshe nga Konte?

E kam pasur trajner për pak kohë te Totenhemi, por rikthimi i tij është mirë për Serinë A. Nuk mund të bëj krahasime me Konten që njoh prej më shumë kohësh.

Jeni përballur me Lukakun në Premier Ligë: lojtar ndryshe tani në Itali?

Nuk kisha dyshime për të as në Premier, por në sistemin tonë e konsideroj sulmuesin më të mirë në qarkullim. Tani është edhe më dominues se më përpara.

Si shkon jeta në Itali? Çfarë ju pëlqen edhe çfarë jo nga qyteti?

Ushqimi dhe koha janë më të mira se në Danimarkë dhe Angli, normalisht. Nuk më pëlqen vetëm diçka: pandemia. E kështu që, nuk kam mundur ende të shijoj qytetin siç kam dashur.

Dhe si po shkojnë leksionet e italishtes?

Fjalët e pista janë më të lehtat për t’u mësuar, por po nis të mësoj gjithmonë e më shumë. Nëse flasim ngadalë, mundem edhe të komunikoj. Sigurisht, nuk jam ende në gjendje të ndjek një film në italisht, por shoh vetëm emisione për fëmijë dhe futboll.

Related posts

FESTOI ME GJESTIN E SHËMTUAR KUNDËR ATLETICOS/ Ja vendimi që merr Federata Spanjolle për Gareth Balen

Delo.autor

Të dy të dëmtuar/ Sadiku nuk harron Roshin: E kalojmë bashkë, dhe rikthehemi…

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Vetëm për 3 minuta në fushë, ylli Ibrahimovic ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment