Futboll Premier League Sport

Paul Pogba: Dua trofetë para futbollit të bukur

Francezi është i përkushtuar që shumë shpejt ta fitojë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij aktuale

Paul Pogba ka thënë se ai dëshiron që të fitojë trofe para se të shfaq lojë të bukur me Manchester United por pa rezultate, derisa ka treguar synimet e tij që janë Premier Liga dhe Liga e Kampionëve.

“Do të ishte shumë mirë që sa më shpejt ne ta fitojmë Ligën e Kampionëve apo Premier Ligën”, ka thënë ai për BBC.

“Për një skuadër ju dëshironi që të fitoni tituj, luani për të fituar. Mund të luani futboll të bukur që është i mirë për sy, në dëshirojmë të luajmë futboll dhe të kënaqemi por nëse ne nuk fitojmë tituj atëherë kjo ndeshje të jetë sado e mirë për sy është vetëm për sy e mirë – sepse në fund nuk keni fituar asgjë”.

Pogba mund ta fitojë një trofe këtë të shtunë me United kur Red Devils përballet me Chelsea në finalen e kupës FA.

Ai mund të fitojë edhe më Kombëtaren e tij, Francën, në Rusi Botërorin pasi që është i përzgjedhur.

“Kam besim që më skuadrën franceze, me lojtarët që kemi, në mund të shkojmë shumë lart në Botëror”, ka thënë Pogba.

Related posts

ENDE PJESË E SKUADRËS/ Sane i merr numrin mesfushorit të Bayern Munich

Delo.autor

“SUPER MARIO” NË FRANCË/ Balotelli shënon me portën e boshatisur, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Super-talenti premtues i thotë PO Bayern Munchen

Sadik.Autor

Leave a Comment