Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Lazio – Inter, shiten të gjitha biletat e “Stadio Olimpico”

Lazio ka shpallur se Stadio Olimpico do të jetë i mbushur plotë për ndeshjen që vendos kualifikimin në Champions League ndaj Inter.

Të kaltrit do të sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Champions League nëse nuk humbasin në mbrëmjen e së dielës, por rezultati i ndeshjeve direkte do të thoshte se Inter do të shkonte në Champions.

Është raportuar gjatë javës se milanezët do të merrnin 12,000 vende për ndeshjen e kryeqytetit, dhe tani vendasit kanë konfirmuar se edhe biletat e tyre janë shitur të gjitha.

“Atmosfera e stadiumit do të jetë e mrekullueshme të dielën, një spektakël i madh,” është shprehur menaxheri i marketingut të Lazio-s.

“Biletat janë shitur të gjitha. Gjithashtu tifozët këshillohen të vijnë një orë më përpara se zakonisht.”

Related posts

MBAPPE QËNDRON TEK PSG/ Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit të Kampionit të Botës

Delo.autor

ARDHJA E HIGUAINIT/ MILANI po mundohet të “heq qafe” Baccën, Villareali vendos kushte

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Sllovaki-Spanjë. Rezultati 0-5

Delo.autor

Leave a Comment