Në fakt “Zonja e Vjetër”, gjithmonë ka qenë e interesuar për të nënshkruar me 25-vjeçarin. Pas largimit të Paul Pogba, bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen me një mesfushor me cilësi dhe kanë tentuar disa herë për ish-yllin e Pescara, por në fund palët nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen. Në këtë moment Juve duket se është gati të bëjë një sakrificë financiare, ndërsa Verratti është ‘lodhur’ nga jeta në kryeqytetin francez dhe kërkon një aventurë të re. Verratti është një tifoz i mirënjohur i bardhezinjve dhe do të shijonte mundësinë për të veshur fanellën të cilën mbanin veshur idhujt e tij. Përveç përmbushjes së kërkesave të Paris SG, paga e lojtarit gjithashtu mund të jetë një problem për faktin se paga e tij është më e madhe se ajo e Gonzalo Higuaín, lojtari më i mirëpaguar te Juventusi. “Zonja e Vjetër” është gati të kënaqë kërkesat e lojtarit, por mesfushori duhet të ulë pretendimet e tij.
Related posts
Click to comment