Futboll La Liga Sport

Barca kërkon Xavi-n e ri, Pique pretendon një yll në mbrojtje

Në vitet e fundit Barcelona ka humbur dy prej lojtarëve më të mirë të historisë së saj: Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta. Të dy ishin thelbësor për vitet e gjata të suksesshme jo vetëm të klubit katalanas por edhe të kombëtares spanjolle. Por me largimin e Iniesta-s pas pak ditësh për sezonin e ardhshëm mbetet një boshllëk në mesfushë që duhet mbushur patjetër me një emër të madh.

Por ndërsa për Iniesta-n duket se pasuesi do të jetë Philippe Coutinho, drejtuesit mbeten në kërkim të një lojtari tjetër në profiling e ish-numrit 6. Që prej largimit të Xavi-t askush nuk e ka marrë rolin e organizatorit dhe rreshtimi i skuadrës shpesh ka dalë nga ai klasik 4-3-3. Për këtë qëllim lista e lojtarëve është ngushtuar në tre emra: Thiago Alcántara, Miralem Pjanic dhe Christian Eriksen. Secili prej tyre do të ishte ideal për të punuar në mesfushë me Busquets e Coutinho, për të mbështetur treshen e sulmit që supozohet do të jetë Messi-Suárez-Griezmann për sezonin e ardhshëm. Shkurt, një rikthim në skemat e Pep Guardiolas.

Mes këtyre të treve, më shumë duket se bind boshnjaku i Juventus-it, Pjanic. Katalanasit e pëlqenin që kur luante te Roma por në fund ai vendosi asokohe të kalonte në Torino. Tani është edhe më i pjekur dhe te Barca mendojnë se u mungon një figurë e tillë në skuadër.

Por ndërsa drejtuesit bëjnë plane për mesfushën, Gerard Pique ngre alarmin për një përforcim në mbrojtje, saktësisht në krahun e djathtë, ku në fakt skuadra ka çaluar këtë sezon. Edhe pse u shpenzuan 40 milionë Euro për blerjen e Semedo-s, niveli i portugezit nuk ka qenë ai që pritej, aq sa ai nuk është grumbullluar nga përfaqësuesja e tij për Kupën e Botës. Ndërsa Sergi Roberto ka treguar se nuk e përballon presionin kundër lojtarëve të mëdhenj si Hazard apo Ronaldo si dhe pëlqen më tepër të zhvendoset në mesfushë.

Për t’I plotësuar këtë dëshirë mbrojtësit kryesor të skuadrës, drejtuesit kanë vetëm dy emra në mendje: Odriozola dhe Kimmich. Mundësitë që Bayern të shesë yllin e ri të ekipit janë të pakta, ndërsa Real Sociedad mund të tundohet për ofertën e duhur. E sigurt është që Barca nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 50 milionë Euro për këtë pozicion, sidomos pas 40 milionëve të harxhuar vitin e kaluar me Semedo-n.

Related posts

“BOTA E FUTBOLLIT PO VUAN EKONOMIKISHT”/ Marotta: Pandemia shkatërroi gjithçka. Ja pse nuk i ulëm rrogat tek Inter

Delo.autor

“KAM NDËRHYRË TEK INFANTINO TË JAPË “TOPIN E ARTË”/ Rummenigge: Formati i ri është super, “Pleshti”…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani piketon sulmuesin e “Zikaltërve” që shkëlqeu në 2019

Delo.autor

Leave a Comment