Futboll Sport

RUSI 2018/ Zbulohet e ardhmja e Wenger, pas Arsenal-it vjen Kupa e Botës

Arsene Wenger do të jetë një nga analistët e “BeIN Sports” për Kupën e Botës. Francezi ka vendosur të largohet nga Arsenal pas 22 vitesh dhe është në kërkim të një aventure të re.

Ai ka zbuluar se ka marrë shumë oferta, por nuk ka bërë të ditur se nga kanë ardhur ato. Gjithsesi, Wenger ka zbuluar planet për të ardhmen e afërt, e cila do ta shikojë atë në Rusi, ku do të komentojë dhe analizojë ndeshjet e Botërorit për BeIN Sport.

Për sa i takon të ardhmes së tij pas kësaj vere, ai ka thënë për “The Guardian” se: “Kam shumë miq që nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë verës dhe shijojnë pushimet. I kam zili, por unë nuk e bëj dot”.

“Mërzitem shpejt. E kam të nevojshme të bëj diçka. Dua një sfidë. Kam jetuar me futbollin gjithë këto vite dhe është një pasion për mua. Nuk e imagjinoj dot veten të bëjë diçka tjetër”.

Related posts

LAJM I MIRË PËR KRISTAL ABAZAJN/ Futbollisti drejt rikthimit në fushë (FOTO)

Isa.Autor

“DUHET TË PËRJETOJMË MË SHPESH SUKSESET”/ Van der Sar: Ne shohim Realin, Barcelonën dhe Juventus, të tjerët na…

Delo.autor

E DËSHIRONTE PREJ VITESH/ Mesi nuk i ndahet Kupës së Botës as në…gjumë

F.autor

Leave a Comment