Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ James Rodriguez largohet përfundimisht nga Reali, kolumbiani prezantohet te skuadra e tij e re

Hames Rodrigez është lojtari më i ri i Evertonit. Para pak minutash, klubi anglez ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin me futbollistin kolumbian.

Rodrigez e kishte të pamundur të gjente hapësira te Reali i Madrid dhe për këtë arsye vendosi të ndryshojë ekip. Në sezonin e ri, kolumbiani do të jetë nën urdhrat e Karlo Ançelotit me të cilin ka punuar edhe te Reali.

Në arkat e madrilenëve kanë derdhur rreth 22 milionë euro dhe Hames Rodrigez do të mbajë fanellën me numër 19 te Evertoni, ku shpreson të tregojë një paraqitje të shkëlqyer.

Related posts

Sarkazma i kushton 1,000 € skuadrës italiane

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Nuk përshtatet me skemat, trajneri Gatusso gati të largojë yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Icardi largohet? As qe behet fjale, vjen Martinez per t’i bere shoqeri! Do te largohen….

Sadik.Autor

Leave a Comment