Futboll Sport

Dramë në “Selman Stermasi”, klubi i njohur kalon në kategorinë e amatorëve

E pabesueshme, por e vërtetë! Shkumbini i Peqinit nuk arrin që të rezistojë në ndeshjen ‘play-off’ dhe bie në Kategorinë e Dytë pasi u mund nga Veleçiku me rezultatin 0-1. Një penallti nga Çokaj në minutën e 80 bëri që skuadra e Artan Banos të zbresë zyrtarisht në një kategori më poshtë, ashtu siç nuk ndodhte prej më tepër se 2 dekadash.

Në vitin e largët 1994 Shkumbini arrinte që të dilte në Kategorinë Superiore dhe që prej asaj kohe për më tepër se 20 vitesh, ata qëndruan në elitën e futbollit shqiptar. Konkurrues në çdo eveniment, madje janë mbajtur mend si fusha më e vështirë në Superiore deri në vitin 2010. E vështirë të hyje në Peqin në ditë ndeshjeje, ndërsa ka pasur dhe lojtarë që kanë bërë histori në futbollin shqiptar.

Por, sot pas 24 vitesh rikthehen jo në Kategorinë e Parë, por në të Dytën. Diçka e turpshme për një skuadër që ka qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në 20 vite. Rënia nisi në sezonin 2013-14, kur ranë nga Superiorja për të mos u rikthyer më. Duke u rraskapitur prej katër sezonesh radhazi, më në fund zbritën aty ku nuk e kishin menduar ndonjëherë, duke i lënë vendin Veleçikut që do të garojë sezonin e ardhshëm në të Parën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Edhe një tjetër lojtar i Serie A infektohet me Covid-19, karantinohet portieri…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Interi dhe Barcelona me ide të “çmendur”, shkëmbejnë yjet…

Delo.autor

E QUAJTI INJORANT/ GRIEZMANN i kthen përgjigje EPIKE RAMOSIT: Për mua kjo është…

Isa.Autor

Leave a Comment