Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Vila spanjolle dhe qeli burgu, ja si Sam Allerdyce ka fituar 15 milionë € nga shkarkimet

Sam Allerdyce ka fituar një shifër të frikshme 15 milionë euro duke u shkarkuar nga klubet.

Everton konfirmoi se kishte larguar trajnerin 63-vjeçar pas një takimi mes tij dhe pronarit Farhad Moshiri.

Por mos u mërzisni shumë për Big Sam.

Ai ka fituar para të madhe vetëm nga kompensimet e përfshira në klauzolat e kontratave  – dhe kjo e fundit me Everton ishte më fitimprurësja.

Më poshtë keni të gjitha shumat që ai ka fituar nga klubet e ndryshe pasi është shkarkuar.

2018 Everton – 7 milionë euro

Everton i ka dhënë një shifër marramendëse Allerdyce. Pasi iu bashkua klubit nëntorin e kaluar duke firmosur për 18 muaj por në fund të sezonit ai u shkarkua pasi si klubi ashtu edhe tifozët ishin të pakënaqur me të.

Gjithsesi ai do të paguhet për 18 muajt e nënshkruar edhe pse stafi i tij do të marrë rrogat e vetëm tre muajve të ardhshëm.

2016 Anglia – 1.3 milionë euro

Allerdyce u shkarkua nga posti i trajnerit të përfaqësueses angleze pas një skandali korrupsioni. Gjithsesi, ai nuk doli pa gjë, Federata Angleze i dha 1.3 milionë euro dëmshpërblim.

2010 Blackburn – 3 milionë euro

Big Sam u shkarkua nga Blackburn me një vit të mbetur në kontratën e tij. rroga 3 milionë euro në sezon iu pagua megjithëse ai ishte pushim. Arsyeja e shkarkimit ishte se ai nuk garantonte futboll të bukur.

2008 Newcastle – 4.7 milionë euro

Allerdyce bleu një vilë fantastike në Spanjë me milionat që fitoi pas shkarkimit nga Newcastle. Prona në Costa Blanca madje është emëruar Casa St James, si stadiumi i klubit.

Ai e bleu vilën luksoze për 2.5 milionë euro dhe aktualisht shitet 5 milionë euro. Ajo ka një pamje nga deti, pishinë, pesë dhoma gjumi dhe një kopsht gjigant.

1996 Blackpool 15,000 euro

Thuhet se pronari i Blackpool e ka shkarkuar Allerdyce gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Related posts

Lukaku realizon golin më të lehtë të karrierës kundër rivalëve të Shqipërisë (VIDEO)

Isa.Autor

Supriza, Rafa Benitez drejt stolit të ish-kampionëve të Premier League

Sadik.Autor

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Alcacer “ndëshkon” kampionët e Bundesligas, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment