Futboll

Ronaldo dëshiron të bëhet aktor kur të pensionohet

Pasi t’i varë atletet, Ronaldo e ka të qartë se çfarë do të bëjë, ai do të xhirojë filma.

Cristiano Ronaldo e mbylli vitin 2017 me një tjetër çmim. Ai u shpall lojtari më i mirë nga Globe Soccer Awards në Dubai, çmimi i katërt ky në karrierë, tre më shumë se Lionel Messi.

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoni në Dubai, por priti në Madrid legjendën e Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Piero, që ia dorëzoi çmimin, ku bëri edhe intervistë me portugezin, duke zbuluar gjëra të ndryshme nga jeta.

“Për momentin jam i përqendruar te kjo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët a vonë do të vijë edhe tërheqja”, u shpreh Ronaldo.

“Tani po shijoj të tashmen që është shumë e mirë, por jeta ime pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam shumë i sigurt”.

“Jo për paratë, por dëshirën që kam dhe për ato që do bëj: do të dëshiroja të bëja filma, pastaj duhet të manaxhoj hotelet, palestrat, linjën time me Nike… Kam nisur të mendoj për jetën pas futbollit që në moshën 27-28 vjeçare. E shoh veten si njeri të fortë në biznes”, deklaroi Ronaldo.

Related posts

Reali e ka zgjedhur sulmuesin, është Robert Lewandowski

Sadik.Autor

TREGON NJË ANEKDOTË ME DEPAY/ Mbrojtësi Pique: E regjistrova te Barcelona, por ai bir k*rve nuk më dha…

Delo.autor

NGA IBRA TE MALDINI/ Gjermani Çau rrëfehet nga grumbullimi: Milani ëndërr, Champions-i është shtëpia jonë

F.autor

Leave a Comment