Futboll Premier League Sport

“JAM AKOMA GJALLË”/ Pogba “ÇMEND” rrjetet sociale me VIDEON pas operacionit

Paul Pogba ka një lidhje shumë të mirë me rrjetet sociale dhe kjo dihet.

Mesfushori francez është operuar në kavilje, por ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen kanë qenë stories që ish-ylli i Juventus-it ka publikuar në Instagram.

I qeshur dhe i çlodhur, akoma nën efektin e anestezisë, Pogba ka dashur të sigurojë tifozët: “Jam akoma gjallë dhe ky është një lajm i mirë”, ka thënë duke qeshur.

“Nuk e di nëse jam mirë, nuk e di as ku ndodhem. Më kanë thënë se dukem si i dehur, por nuk kam pirë. Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk jam i dehur. Më kanë vënë diçka në krah dhe më kanë thënë të mendoj për gjëra të bukura”.

Për Pogba është parashikuar një ndalesë prej gjashtë javësh, që sigurisht do të jenë të mbushura me zëra të vazhdueshëm të merkatos që e japin lojtarin larg Old Trafford-it: Real Madrid dhe Juventus vazhdojnë ta ndjekin.

Related posts

Zanetti: Nuk arrita ta nxjerr nga depresioni, kjo është mbase humbja më e madhe në karrierën time

Q.Autor

REAL MADRID-ATLETICO/ Kapiteni Koke: Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por…

Delo.autor

FLET PËR PËRBALLJEN ME ISH-EKIPIN E TIJ/ Legjenda Iniesta: Është ndjenjë speciale të luajë kundër…

Delo.autor

Leave a Comment