Futboll Premier League

Guardiola: Nicolas Otamendi është ‘Superman’-i ynë, meriton më shumë respekt

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola, e ka përshkuar Nicolas Otamendi-n si “Superman”-in e skuadrës dhe ka vlerësuar kontributin që argjentinasi ka dhënë për avantazhin prej 15 pikësh që kryesuesit e Premier League kanë krijuar me ndjekësit më të afërt.

Nicolas ka pasur disa vështirësi në fillimet e tij me City-in, pas transferimit nga Valencia. Por ai është kthyer në një nga pikat më të forta të mbrojtjes së “Qytetarëve” në këtë sezon.

“Ai është Superman. Pa atë nuk do të kishim arritur këtu ku jemi”, ka thënë Guardiola. “Të gjithë flasin për Sterling, De Bruyne, Aguero, të cilët e meritojnë, por unë mendoj se Nico meriton më shumë respekt”.

Related posts

Ekuban në krizë, tifozët e Lids kërkojnë largimin e ish-sulmuesit të Partizanit

Q.Autor

HOLANDË-ITALI/ Pas një krosimi nga Immobile, Barella zhbllokon sfidën ndaj “Tulipanëve” (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Futbollisti shqiptar jep këtë asist “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment