Futboll

Zvonimir Boban do të ndryshojë futbollin me tre rregulla

Përfshirja e VAR në Botërorin e ardhshëm ka qenë një kthesë e rëndësishme në botën e futbollit. Por teknologjia në fushën e lojës nuk është risia e vetme në një sport që mund të rinovohet edhe nëpërmjet rregullave të reja që mund të kthehen në realitet në një kohë shumë të shkurtër. Gjithçka me qëllimin për të shmangur padrejtësi në fushën e lojës dhe buzë saj, për të reduktuar humbjen e kohës dhe për të rritur spektaklin. Kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e thëna nga Zvonimir Boban, zëvendës sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Siç ndodhte kur vishte fanellën e Milan dhe atë të kombëtares kroate, Boban i ka idetë e qarta edhe si drejtues i organit ndërkombëtar të futbollit. Në një intervistë të “Bild”, 49-vjeçari ka shpjeguar disa nga rregullat e reja që mund të hyjnë në fuqi shumë shpejt në fushat e futbollit. Bëhet fjalë kryesisht për 3 risi: mundësia për të ndëshkuar trajnerët me kartonë, siç ndodh për futbollistët (dhe jo vetëm me largimin nga fusha), norma kundër humbjes së kohës të vullnetshme dhe për të modifikuar rivëniet fundore. Rregulla këto që mund të provohen në turnetë e ekipeve të moshave dhe më pas, nëse kanë sukses, mund të përdoren nga profesionistët.

Domethënë, risia e parë mund të ketë lidhje me stolin. Boban ka sqaruar dëshirën e FIFA-s për të ndëshkuar trajnerët dhe pjesëtarët e stolit, fajtorë për sjellje të jo korrekte. Për këtë arsye është menduar përdorimi i kartonit të verdhë: “Mund të parashikohet një karton i verdhë për trajnerët dhe për të gjithë pjesëtarët e stolit, duke përfshirë lojtarët. Në rast të një qëndrimi jo korrekt, trajnerët e sotëm largohen menjëherë dhe dërgohen në tribunë. Ndërsa me kartonin e verdhë mund të jepet një paralajmërim. Nëse sjellja jo korrekte do të vazhdojë, do të vijë përjashtimi”.

Masa e dytë mund të ketë lidhje me humbjen e vullnetshme të kohës. Pikërisht në javën e fundit të kampionatit italian, Maurizio Sarri, trajneri i Napoli-t, është ankuar për këtë problem, që penalizon skuadrën që është në disavantazh. Ja zgjidhja e Boban: “Kur bëhen zëvendësime, lojtarët që duhet të largohen nga fusha shpesh e bëjnë me ngadalësi këtë, duke pretenduar se kanë probleme para se të largohen nga fusha. Kështu vonojnë lojën dhe ndërpresin ritmin e kundërshtarëve. Ne kemi menduar t’i japim mundësinë lojtarëve që të dalin nga çdo pjesë e fushës dhe jo nga mesi i saj në bazë të direktivave të arbitrit”.

Në fund, modifikimi i fundit mund të lidhet me portierët dhe rivënien fundore. Në të ardhmen, mbrojtësit mund të kenë më shumë liri: “Sot, portierët nuk mund ta pasojnë topin brenda zonës së rreptësisë. Një gjë që nuk kanë kuptim. Me rregullat e reja, do të mund t;ia pasojnë shokëve të skuadrës brenda zonës së tyre të rreptësisë. Kundërshtarët? Duhet të qëndrojnë jashtë zonës dhe do të mund të futen aty pasi lojtari që merr pasimin nga portieri do ta ketë prekur topin për herë të parë”.

Related posts

Chelsea është shumë pranë, arrijes së marrëveshje me trajnerin Laurent Blanc

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U RIKTHYE tek REALI, tifozët kërkojnë t’i jepet “7” e RONALDOS një DËSHTAKU (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Kjo është skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha garat në top 5 ligat evropiane

Isa.Autor

Leave a Comment