Futboll Premier League

Antonio Conte: Chelsea nuk është në garë për titullin e Premier Ligës

Antonio Conte e ka pranuar se Chelsea nuk është në garë për titull të Premier Ligës këtë sezon pas humbjes të shtunën në mesditë në udhëtim te West Ham, me rezultat minimal 1-0.

Goli i Marko Arnautovicit në minutën e gjashtë të ndeshjes ia shkaktoi kampionit aktual humbjen e katërt këtë sezon në ligë, e cila e mban Chelsean në vendin e tretë në tabelë me 11 pikë më pak se lideri, Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Express.

City do t’i shkojë Manchester Unitedit në “Old Trafford” nesër pasdite, dhe me një fitore eventuale do shënojë rekord duke arritur 14 fitore radhazi në 16 ndeshjet e para në ligë.

“Të flasësh për garën për titull pas një humbjeje është çudi e madhe, veçanërisht pasi kjo është humbja e katërt pas 16 ndeshjeve”, ka thënë Conte.

“Kur ke një statistikë të tillë, është e pamundur të mendosh se je në garë për titull. E pamundur – ma thotë përvoja”, ka shtuar Conte.

Related posts

Eibar – Real: Mbyllet pjesa e parë, shënon Cristiano Ronaldo

Q.Autor

Rrahmani dhe Çekiçi me trajner të ri te Dinamo e Zagrebit

Sadik.Autor

VIDEO/ Arbitri bën gafë amatore! ‘Offside’ më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Q.Autor

Leave a Comment