Futboll Premier League Sport

Willian “thumbon” trajnerin Conte-n pas lënies jashtë finales së FA Cup

Willian duket se ka thumbuar dukshëm trajnerin Antonio Conte duke e fshirë nga foto e festimit të trofeut FA Cup pas fitores ndaj Manchester United në finalen e së shtunës. Penalltia e pjesës së parë e shënuar nga Eden Hazard në Wembley i ka siguruar trofeun e ngushëllimit Bluve të Londrës pas një sezoni zhgënjyes..

Conte ka bërë disa armiq në dhomat e zhveshjes gjatë dy viteve të Chelsea, ai më i njohuri është Diego Costa, por edhe David Luiz.Tani mesa duket edhe Willian shfaq pakënaqësitë e tij pasi u fut në fushë pak minuta para fundit të ndeshjes, çka konfirmon se ai dhe trajneri nuk kanë një marrëdhënie të mirë.

Në një foto të skuadrës së Chelsea-t, Willian ka dekoruar shkrepjen me emoji të trofeut dhe ka vendosur tri copë ngjitur vertikalisht për të fshehur Conte-n.

Braziliani është përfolur për një ribashkim me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho te Manchester United.

Related posts

(FOTO) Kaka jep lajmin e dhimbshëm, zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Alvaro Morata qëndron tek Atletico, ja përfitimet

Delo.autor

Ronaldo “çmend” fansat e Juventusit me postimin në “Instagram” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment