Albanian Stars Eredivisie Futboll

Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, problem çmimi i madh që kërkon Vitesse

Milot Rashica mund të largohet nga Vitesse qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.

E kjo nuk ka shkuar kot pasi është skuadra gjermane Hannover 96 që ka shprehur interesim për transferimin e Rashicës.

Mediat gjermane kanë raportuar se Rashica mund të jetë një lojtar i Hannoverit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Por problem mbetet çmimi i madh që po kërkon Vitesse për ta lënë të lirë yllin kosovar.

Skuadra holandeze po kërkon së paku 10 milionë euro që ta lejoj transferimin e Rashicës në Hannover.

Gjithsesi klubi gjerman shpreson që Vitesse të ulë kërkesat në shtatë milionë euro për të nënshkruar me Rashicën.

21-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në elitën e futbollit holandez këtë edicion ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe Newcastle United dhe Napoli.

Related posts

AS RONALDO AS ICARDI/ Golashënuesit në Serie A: Kryesojnë “të panjohurit”

Isa.Autor

BULLGARI-KOSOVË/ Rashica kalon Dardanët në avantazh, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

“JUVENTUS KA FITUAR 9 KAMPIONATE RADHAZI”/ Trajneri Mihajlovic: Pirlo i njeh sekretet tona, duhet të ndryshoj…

Delo.autor

Leave a Comment