Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Zbulohen skuadrat me më shumë penallti në favor, Juventus më e penalizuara mes “big”-ëve

Kampionati 2017/18 i Serie A është mbyllur tashmë. Java e fundit ka zgjidhur edhe pikëpyetjet e fundit, me Inter-in që ka siguruar kualifikimin në Champions, ndërsa Lazio dhe Milan janë kualifikuar në fazën me grupe të Europa League (Atalanta do ta nisë nga faza paraeliminatore).

Tani, me pak fjalë, është koha e bilanceve dhe shifrave, si ato që kanë lidhje me penalltitë. Cila është skuadra që ka përfituar më shumë të tilla në sezonin e parë historik të VAR?

Kjo renditje e veçantë dominohet nga Lazio, që ka marrë 11 penallti në favor gjatë këtij sezoni. 9 të shënuar, 2 të gabuar. Pas tyre vijnë 6 skuadra me 8 penallti në favor: Sassuolo, Juventus, Atalanta, Napoli, Fiorentina dhe Sampdoria.Kampionët e Italisë kanë shënuar 4 dhe kanë gabuar po kaq, ndërsa skuadra e Sarri-t ka realizuar 6.

Për sa i takon skuadrave të tjera të mëdha: 7 penallti për Inter që ka gabuar vetëm 1, ndërsa 6 janë dhënë në favor të Milan dhe Roma (3 gabime për verdhekuqtë, 2 për kuqezinjtë). Skuadra që ka marrë më pak penallti në favor? Torino, që e ka gabuar.

Ndërkohë, për sa i takon penalltive kundër të këtij sezoni, skuadra më e penalizuar ka qenë Benevento me 13, një ms humb se Cagliari dhe Spal. Nga ekipet e mëdha, Juventus është ajo që ka pësuar më shumë (4), një më shumë se Milan dhe dy më shumë se Inter dhe Napoli.

Related posts

Shkaktoi autogolin në minutën e 95-të, futbollisti i Marokut: Jam një idiot…

Sadik.Autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua rebelohet ndaj Fury: Një mashtrues, ke 48 orë kohë

Delo.autor

SUAREZ-JUVENTUS KA AKORD/ Por, “Pistolero” ka vetëm dy rrugë për t’u transferuar në Itali!

Delo.autor

Leave a Comment