Futboll Sport

Sebino Plaku kthehet në “mollë sherri”, klubi i Superiores sfidon Kukësin

Kastrioti bëri një sezon mjaft të mirë në Grupin B në Kategorinë e Parë duke u renditur në krye me diferencë nga ndjekësit. Në finalen me Tiranën, krutanët u mposhtën 2-0, megjithatë objektivi ishte ngjitja në Kategorinë Superiore dhe ia dolën, por tani fillon më e vështira.

Për të qenë komeptitiv në këtë ligë duhen financa të shëndosha dhe lojtarë me eksperiencë. Edhe pse merkato nuk ka filluar akoma, drejtuesit e Kastriotit kanë filluar të thurin plane për lëvizjet që do të bëjnë. Mësohet se sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku është në krye të listës, ndërkohë në Krujë është projektuar ndërtimi i tribunës së re, ndërrimi i tapetit, si dhe vendosja e 2500 stolave.

33-vjeçari ka zhvilluar një sezon mbreslënës dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve. Madje mësohet se interes për të ka edhe nga klube të huaja. Gjithsesi ky fakt nuk i shqetëson krutanët. Gazmend Vogli, një pre e drejtuesve të Kastriotit u shpreh, se po mendojnë të bëjnë investime serioze mes tyre edhe në stadium. “Kamza, nëse bie nga Superiorja, ka lojtarë të mirë.

Thuhet për Plakun se është objektiv i Kukësit, por nuk është një opsion që nuk bëhet për ne”, tha Vogli i ftuar në emisionin “E hëna sportive” në “RTSH”. Gjithsesi ata nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e ish-sulmit të Skënderbeut, pasi trajneri i Kukësit, Peter Pacult ka shfaqur dëshirën për të punuar në sezonin e ri me 33-vjeçarin. Plaku shikohet si alternativa më e mirë e Sindrit Gurit, që është transferua në Belgjikë. Në këtë edicion Plaku ka shënuar 13 gola në 30 ndeshje me fanellën e Kamzës, teksa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Related posts

NJË TJETËR DISFATË PËR MONACON/ Shpërthen Henry: Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një ku**ë

Delo.autor

Simeone: Treguam se jemi më mirë se PSG dhe Juventus

Sadik.Autor

PORTUGALI-ZVICËR/ Ronaldo shënon nga goditja e dënimit, ja goli “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment