Sport Të tjera

Giro d’Italia/ Yates është favorit: Por nuk kam fituar ende!

Simon Yates është i pari çiklist që prej vitit 2003 që fiton tre etapa në Giro d’Italia ndërsa mban veshur Bluzën Rozë. Britaniku realizoi një shkëputje fantastike personale duke bërë të tijën etapën e 15-të të dielën për të shtuar edhe më shumë avantazhin e tij në krye të renditjes së përgjithshme.

25-vjeçari u shkëput fuqishëm në 18 kilometrat e fundit të garës së të hënës duke lënë prapa rivkalët e tij për Bluzën Rozë, Chris Froome dhe kampionin në fuqi Tom Dumoulin. Yates ka mundësi të mira që të bëhet britaniku i parë që fiton Giro d’Italia, kur ka mbetur edhe një javë deri në përfundim të turneut.

“Nuk e dija këtë”, tha Yates, dukshëm i emocionuar, në një intervistë për EuroSport. “Më pëlqejnë statistikat dhe shifrat. Është fantastike dhe nuk e di pse jam kaq i emocionuar. Dhashë gjithçka në rrugë. Është e vërtetë që gjërat po ecin në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë. Kam ardhur këtu me synimin për të fituar, por gjithçka mbetet e hapur”.

Dumoulin arriti të ruante vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pasi e mbylli i treti etapën 41 sekonda ps Yates. Dhe pas pushimit të së hënës, të martën rinis beteja me një garë kronometër. “Avantazhi që kam është i mirë, por Dumoulin mund të më marrë dy minuta në kronometër”, thotë Yates. “Që kur ishim në Izrael luftova që të krijoja një avantazh të mirë, por ai mund të zhduket në 35 kilometra”.

Related posts

Botërori, Paul Pogba merr rrugën e vështirë te “Gjelat’

Sadik.Autor

PAS HUMBJES ME FLAMURTARIN/ Trajneri Mema plas “bombën”: Ndeshjet vendosen nëpër tavolina, kjo duhet…

Delo.autor

FLET LEGJENDA/ “MILANIT tim s’i duhej trajneri, ishte një ekip i shkëlqyer”, tani janë bër si…

Isa.Autor

Leave a Comment