Futboll Sport

Ja si Calciopoli i dha fund Kohës së Artë të Serie A

Ka qenë një kohë kur tifozët britanikë nuk i kishin në stadiumet e tyre yjet e futbollit. Përpara ditëve të internetit, e vetmja mënyrë për të parë super yjet më të mëdhenj të futbollit evropian ishte në Serie A. Dhe ka pasur një periudhë kur kampionati italian transmetohej nga çdo kanal i mundshëm shqiptar…

Në vitet e para të ngjizjes së Premier League, Italia ishte vatra e talenteve, me yjet më të mëdhenj të futbollit që shkëlqenin në vendin mesdhetar.

Përveç talenteve më të mirë, skuadrat italiane kishin edhe fanellat më të bukura: nga viola e Fiorentina-s, te e verdha me blu e famshme  e Parma-s, e kuqja me të verdhë e Roma-s dhe fanella blu e Sampdoria-s e shoqëruar me të bardhë.

Këtë vit bëhen 25 vite që nga zanafilla e Football Italia, dhe BT Sport po prodhon një emision me emrin “Golazzo” – ku do të nderohet Koha e Artë e Italisë.

Le t’i hedhim një sy së shkuarës, në vitet kur Serie A dominonte botën, dhe sesi u fundos tragjikisht.

 

 

Në 1992, futbolli anglez iu nënshtrua një transformimi kolosal me lindjen e Premier League. Por në të njëjtën kohë, ikonat e Tre Luanëve po largoheshin nga brigjet britanike, teksa Paul Gascoigne u transferua te Lazio – dhe që nga ai moment, filloi Football Italia, emisioni i Channel 4 anglez.

Për shumë shtete me emër në futboll, si Gjermania apo Italia, televizori ishte i vetmi vend ku mund të shihje ikonat që nuk do të luanin ndonjëherë në Premier League apo Bundesliga.

 

Futbolli italian kishte kohë që dominonte si brenda, ashtu edhe jashtë fushës përpara vitit 1992, madje klubet italiane thyen rekordin e transferimeve gjashtë herë në tetë vitet e fundit.

Nga 1989 deri në 1999, kishte një skuadër italiane në finalen Kupën e Europës/Champions League.

Teksa ata ishin akoma më dominues në Kupën e Uefa, duke prodhuar tetë fitues në 11 vite gjatë së njëjtës periudhë, si dhe gjashtë finalistë humbës.

Për më tepër, tetë çmime Ballon d’Or iu dhanë yjeve të Serie A në ato 11 vite.

 

 

Kishte një fabrikë të pafundme talentesh, teksa lojtarët më të mirë nuk luanin vetëm me ekipet më të mira: nga 1984 deri në 2000, pesë klube të ndryshëm italianë thyen rekordin e transferimeve.

Një skuadër të Premier League do t’i duhej 11 vite për të paguar 40 milionë eurot që Lazio pagoi për të blerë Hernan Crespo-n nga Parma në 2000.

Futbolli italian kishte arritur një nivel fuqie që nuk ishte parë ndonjëherë.

Ishte një periudhë ku Inter mund t’i bënte presion Barcelona-s për të blerë Ronaldo-n, dhe theu barrierën e 35 milionëve duke blerë Christian Vieri-n megjithëse nuk ishte në gjendje t’i ofronte futboll Europian.

 

 

Fiorentina ra nga kategoria në vitin 1993, por arriti ta mbante Gabriel Batistuta-n, megjithëse kishte interes nga klubet më të mëdha botërore.

Futbolli italian dukej i paprekshëm, me pronarë të kamur që nuk nguronin të investonin shuma marramendëse për të pasur sukses në kampionatin më të madh të historisë.

Gjithsesi, ai u shkatërrua në mënyrë të shëmtuar disa vite më pas.

 

 

Duke nisur nga titulli i Verona-s në 1985, arbitrat nuk zgjidheshin rëndom për ndeshjet. Ata zgjidheshin specifikisht, diçka që çoi te Calciopoli i famshëm që fundosi futbollin italian në 2006.

Telefonatat e përgjuara zbuluan një rrjetë marrëdhëniesh mes klubeve dhe arbitrave, ku ekipet më të mëdha zgjidhnin me gisht arbitrat e preferuar për ndeshje të caktuara dhe u shpallën fajtorë për trukime ndeshjesh.

Pasojat ishin katastrofike për futbollin italian, me Juventus që kishte qenë kampion në dy sezonit e fundit, duke përfunduar në Serie B me dy tituj të hequr.

Ndërkohë, AC Milan, Fiorentina dhe Lazio gjithashtu ishin pjesë e skandalit dhe iu hoqën pikë për sezonin e ardhshëm.

Inter ishte fituesi i madh teksa i mori rivalëve lojtarët më të mirë, por nuk arriti të mbante lart futbollin italian megjithëse fitoi tripletën në 2010, dhe vetëm gjashtë vite më pas Serie A humbi një vend në Champions League.

Për dhjetë sezonet e ardhshëm pas skandalit, kishte vetëm dy fitues.

Gjithsesi, dy finalet në tre vitet e fundit të Juve-s në Champions League i kanë dhënë shpresë Serie A. Por ditët kur Parma, Sampdoria, Napoli dhe Torino ishin pjesëmarrës të rregullt të kupave europiane duken të largëta.

Related posts

Julian Draxler: Meksika më bën për të qeshur…

Sadik.Autor

PËRFORCIME NË SEZONIN E ARDHSHËM/ “Djajtë e Kuq” i beson mbrojtjes së Serisë A, Solskjaer piketon 3 yje

Delo.autor

MARADONA APEL MESSIT/ Mos u kthe, ARGJENTINA drejtohet nga një BANDË…

Isa.Autor

Leave a Comment