Sport Të tjera

NBA/ Në Shtëpinë e Bardhë LeBron është më i rëndësishëm se Berlusconi

Janë disa gjëra, sidomos nga ato më absurdet, që mund të ndodhin vetëm në Amerikë. Aq shumë kanë ndodhur sa shprehja “Only in America” ka zënë vend në anglishten e atjeshme. Historia, që më shumë ngjan me një barcoletë, u tregua në rrjetin televiziv sportive ESPN dhe në të janë përfshirë dy personazhe që janë tepër tepër larg njëri-tjetrit: LeBron James dhe Silvio Berlusconi.

Episodi është i vitit 2009: ylli i Cleveland Cavaliers ndodhet në Silver Spring, Maryland, për një mbrëmje gala. Por duke qenë pranë kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara vendosi bashkë me shokët e skuadrës Rich Paul, Maverick Carter dhe Randy Mims vetë Presidentit amerikan, Barack Obama, i apasionuar pas basketbollit. Edhe pse takimi nuk ishte paracaktuar, Obama i priti miqtë krahëhapur në Zyrën Ovale dhe më pas i bëri edhe një tur nëpër krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë si një zot shtëpia i vërtetë.

Por fati e deshte që në ato çaste, në një sallë tjetër, ishte Silvio Berlusconi, në atë kohë Kryeministër i Italisë, që po realizonte një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Atij iu desh të priste për disa minuta ndërsa Obama ishte duke shëtitur miqtë ekskluzivë të NBA. Do të ishte vizita e parë e James në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të shkonte edhe tri herë të tjera atje si kampion, dy herë me Cavaliers dhe një herë me Miami Heat.

LeBron gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe në ditëlindjen e 49-të të Obama-s bashkë me yje të tjerë të basketbollit si Kobe Bryant, Grant Hill, Carmelo Anthony, Chauncey Billups, Magic Johnson, Alonzo Mourning, Chris Paul, Derrick Rose, Bill Russell, Dëyane Ëade dhe David Ëest.

Related posts

LIVE/ I pandalshëm Kastrioti, dyfishon menjëherë rezultatin përballë Kamzës (VIDEO)

Isa.Autor

GAFA E MADHE ME GRIEZMANN/ Si Barcelona kuptoi që nuk kishte para të paguante për francezin që nënshkroi në 2019

Delo.autor

Kessie shënon gol ndaj Atalantas (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment