Bundesliga Futboll Sport

Wolfsburgu fiton edhe të dytën ndaj Holsten Kiel, qëndron në Bundesligë

Wolfsburgu siguron pa shumë vështirësi mbijetesën në Bundesligë. Ujqërit do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman pasi mposhtën edhe në sfidën e dytë play-out modestët e Holsten Kiel këtë herë në transfertë me rezultatin 0-1.

Pas suksesit 3-1 në ndeshjen e parë skuadra e Bruno Labbadias u mjaftua me një gol të qëndërmbrojtësit Robin Knoche në minutën e 75-të, me këtë të fundit që realizoi me kokë pas krosimit të Arnold.

Në këtë sfidë gjyqtari anuloi dy gola me ndërhyrjen e sistemit VAR nga një për të dyja skuadrat. Me rezultat të përgjithshëm 4-1 bardhëjeshilët e Wolfsburg siguruan mbijetesën, ndërsa Holsten Kiel edhe sezonin e ardhshëm do të lujajë në Bundesligën e dytë.

Related posts

E BUJSHME/ Griezmann jep parashikimin: Ja kush e fiton ‘El Clasico-n’

Isa.Autor

Abbiati: Gattuso është trajneri i duhur për Milanin

Sadik.Autor

Jurgen Klopp: Çmimi i Van Dijk nuk është lajm

Q.Autor

Leave a Comment