Futboll Sport

Sadio Mane: Kemi lojtarë që mund të mposhtin këdo

Sadio Mane është optimist në prag të finales së Champions League me Real Madrid dhe pretendon se Liverpool ka lojtarët e duhur për të mundur çdo ekip.

Megjithëse do të përballet me një skuadër që e ka fituar dy herë resht kompeticionin, Mane beson se ekipi i tij ka aftësinë për të bërë një paraqitje të madhe.

“Nuk e di për ta, por për ne është ndeshja më e rëndësishme  e karrierës,” pranon ai.

“Patjetër, nuk do të jetë e lehtë pasi ata kanë eksperiencë dhe një ekip të mbushur me kualitete.

“Ne i respektojmë jashtë mase, por ne kemi gjithashtu lojtarë që mund të mposhtin çdo ekip në botë.

“Do të shkojmë aty për të dhënë më të mirën tonë, t’i shkaktojmë më shumë probleme dhe të mundohemi të fitojmë ndeshjen.

“Finalja është një ëndërr e bërë realitet, nuk ishte e lehtë, por tani jemi këtu.”

Related posts

KESSIE LARGOHET KËTË VERË/ Milani e gjen zëvendësuesin e mesfushorit në… Romë

Delo.autor

YJET EUROPIAN/ Ja kush dominon në Kontinentin e Vjetër…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Reali dhe Manchter United nisin garën, talenti francez “çmend” dy ekipet

Delo.autor

Leave a Comment