Futboll Seria A Sport

Ronaldo nuk ka dyshime për Icardin: Nuk është lehtë të shënosh 29 gola në Serie A

Legjenda e Interit, Ronaldo, insiston se kapiteni Mauro Icardi mund të përmirësohet ende. Por, braziliani thotë se nuk është në anën e atyre që vënë në pikëpyetje kualitetet e argjentinasit.

“Shpresoj që ai është i pari të kuptojë që ai mund të përmirësohet gjithmonë. Por, çdo kush që vë në pikëpyetje një sulmues që shënon 29 gola dhe ato vendimtare, kurrë nuk do t’i kuptoj”, ka thënë ‘Fenomeni’ për Gazzetta dello Sport

 

“Në Itali janë shumë 29 gola. Më besoni, unë di diçka nga kjo”. “A do të qëndrojë ai? Duhet ta pyesni atë, nuk mendoj se Interi ka dyshime. Për të ndërtuar një skuadër që vlen për Ligën e Kampionëve të gjithë duhet të qëndrojnë, nëse është e mundur”.

“Mos me i dhënë vazhdimësi një sezoni si ky do ishte humbje, nuk mendoj se ky është qëllimi i Interit”, shtoi Ronaldo.Icardi e mbylli sezonin me 29 gola në 34 paraqitje në Serie A.

Related posts

VENDIMI PËRCAKTUES/ Zbardhen datat e gjyqit, CAS “surprizon” Skënderbeun

Isa.Autor

FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll!

Sadik.Autor

Abazaj: Kush punon i gjen të hapura dyert e Kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment