Futboll La Liga Sport

BLERJA E RE E BARCELONËS/ Ja pse Braithwaite nuk mund të luajë në Champions

Barcelona zyrtarizoi disa ditë më parë blerjen e Martin Braithwaite nga Leganes për shumën e 18 milionë eurove. Danezi erdhi në Katalonjë jashtë merkatos, me Ligën spanjolle që pranoi kërkesën e Barçës, për shkak të dëmtimit të pësuar nga Dembele, i cili e ka mbyllur sezonin.

Të shumta kanë qenë pyetjet nëse Braithwaite mund të aktivizohet në Champions League apo jo dhe përgjigja është që sulmuesi nuk mund të jetë pjesë e Champions këtë sezon. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse afati i fundit për të përfshirë lojtarë të rinj në listën e UEFA Champions League është 1 shkurti.

Përtej kësaj date, UEFA nuk bën asnjë përjashtim, kështu që danezi nuk mund të shijojë magjinë e një kompeticioni si Champions League, por mund të luajë vetëm në La Liga.

Related posts

Kapiteni madrilen, mesazh prekës për largimin e Zizu

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pas humbjes së Leipzig, Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga

Delo.autor

Nis takimi në Korçë, Skënderbeu kërkon të shpallët kampion duke mundur Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment