Futboll Seria A Sport

Zhang qetëson tifozët: Icardi dhe Spalletti qëndrojnë edhe 1 vit me Interin

Steven Zhang, djali i pronarit të Interit, Jindong Zhang, ka qetësuar tifozët rreth të ardhmes së Luciano Spallettit dhe Mauro Icardit. Zikaltrit siguruan Ligën e Kampionëve në javën e fundit të Serie A, duke fituar 2-3 ndaj Lazios.

“Së pari falënderoj tifozët, lojtarët dhe gjithë stafin e trajnerëve, të cilët kanë dhënë gjithçka”, ka thënë Zhang Jr për Corriere dello Sport.“Edhe nëse kemi vuajtur dhe kemi pasur ulje e ngritje, në fund kemi marrë rezultatin që kemi dashur. Të gjithë kemi dhënë maksimumin, ky është shpirti i Interit”.

“Ky është një klub që përcjell shpresë dhe energji pozitive të gjithë njerëzve në botë”. “Është kjo pika e nisjes? Jo, pika e nisjes ishte fillimi i sezonit, kur ne zgjodhëm Spallettin dhe blemë lojtarët e duhur për skuadrën”.“Do të rinovojë Spalletti? Kjo nuk është as pyetje që duhet bërë. E njëjta gjë edhe për Icardin”, ka shtuar Zhang.

Related posts

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Alcacer “ndëshkon” kampionët e Bundesligas, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Ish e fejuara e Rodriguez futet në “Big Brother Vip” (FOTO)

Isa.Autor

KATAR 2022/ Befasi e madhe, sulmuesi Rodrigues ndëshkon me kokë Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment