Futboll Sport

Kamza me sytë nga Plaku në përballjen ku luhet i gjithë sezoni për kryeqytetasit

Kamza e nisi shumë mirë sezonin në Kategorinë Superiore sa në përfundim të dy fazave të para flitej se kamzalinjtë mund të bënin histori, duke siguruar pjesëmarrjen historike në Kupat e Europës. Por, në pjesën e dytë të sezonit Kamza mori rrokullisjen dhe tani e ndajnë vetëm 90 minuta për të zbritur andej nga erdhi, Kategoria e Parë.

Humbja 2-1 në shtëpi ndaj Laçit e ka rritur në maksimum alarmin e rrëzimit, gjë e cila shikohet te të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Ndonëse ndodhen 2 pikë para Vllaznisë, kamzalinjtë i druhen skenarit për të zbritur, pasi sipas tyre po bëhet e pamundura që të shpëtojnë shkodranët. Te Kamza të gjithë e pranojnë se janë në dorë të Partizanit, pasi e marrin të mirëqenë fitoren e Vllaznisë në Korçë, pasi edhe vetë shkodranët e kanë shprehur këtë gjë, duke e motivuar me faktin se korçarët nuk kanë asnjë objektiv dhe nuk kanë pse u prishin punë.

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, ka hedhur “bombën” e radhës, pasi u bëri thirrje të gjithë bastexhinjve që të luajnë fitoren e Vllaznisë në Korçë. Por, që të mos varen nga të dytët dhe të tretët, kamzalinjtë duhet të bëjnë punë e tyre në 90-minutëshin e fundit, ku duhet të fitojnë ndaj Partizanit, ashtu siç kanë vepruar në derbin e parë të këtij sezoni, ku më 4 nëntor fituan 1-0 me gol të Ymerit.Frasheri

Për ta siguruar mbijetesën, trajnerit Julian Ahamatj i duhet një ekip i përgatitur mirë edhe psikologjikisht. Kamza vjen në këtë derbi me probleme. Lajm i mirë është rikthimi i kapitenit Sebino Plaku, që ishte i pezulluar ndaj Laçit, por dy nga më të dalluarit në këtë sezon janë në dyshim. Hektor Idrizaj dhe Erlis Frashëri kanë probleme dëmtimesh dhe me gjasa mund të mos luajnë nesër. Raçiç ka kohë që është jashtë formës.

Duke iu referuar paraqitjes së mirë në këtë sezon, shpresat e kamzalinjve janë të varura nga kapiteni Plaku, që me shumë mundësi nesër luan ndeshjen e fundit me Kamzën. Mbyllja më e mirë do të ishte vulosja e shpëtimit të Kamzës në Superiore.

Related posts

FITOI KUPËN E ITALISË/ Napoli përgatit suprizën për Gattuson para ndeshjes me Barcelonën

Delo.autor

KËRKOHET NJË BOMBER/ Manchester United nuk heq dorë për Lautaro Martinez

F.autor

JO VETËM RONALDO/ Ky është ylli i madh portugez që po shkëlqen

Delo.autor

Leave a Comment