Futboll Sport

ZYRTARE/ Lopetegui rinovon kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020

Julen Lopetegui do të vazhdojë të jetë trajner i përfaqësueses spanjolle edhe për dy vite të tjera.
Tekniku iberik rinovoi kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020, kur të përfundojë Europiani i atij viti.
Presidenti i ri “qeverisë” së futbollit spanjoll, Luis Rubiales komentoi arritjen e akordit për zgjatjen e bashkëpunimit me Lopeteguin.

“Na u deshën vetëm 5 minuta për të mbyllur këtë histori, – tha Rubiales. – Vetëm dy çështje ishin pezull dhe ne i zgjidhëm shumë shpejt. Gjithçka ishte shumë e lehtë. Ishte zgjidhja më e mirë për kombëtaren”.

Nga ana e tij, Lopetegui shfaqi mirënjohjen dhe falënderoi Rubialesin për besimin që ai tregoi ndaj tij, duke shtuar se tani e gjithë vëmendja do të jetë te Botërori i Rusisë, ku skuadra e tij ka shumë shpresa që të fitojë.

Julen Lopetegui e mori drejtimin e përfaqësueses spanjolle në vitin 2016, pas Europianit të Francës, kur zëvendësoi Vicente Del Bosquen. Një ditë më parë ai publikoi listën e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës, ku Spanja është në një grup me Portugalinë, Iranin dhe Marokun

Related posts

SHIFËR E “ÇMENDUR”/ Nuk do ta besoni sa është vlera e një medalje ari në Lojërat Olimpike

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Barcelona pranon dështimin, nxjerr në shitje 400 milionëshin

Delo.autor

“PAS STUHISË VJEN DIELLI”/ McGregor kontribuon për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët në Dublin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment