Futboll Sport

Shpërthen këngëtari italian, tifoz i Lacios: Strakosha, portieri më skarco në Seria A

Këngëtari i famshëm italian, Tommaso Paradiso, që është tifoz me Lazio, nuk e ka pritur mirë humbjen kundër Interit. Në një status të lënë në Instagram, për më tepër, ai ishte i ashpër ndaj Strakoshës, duke e konsideruar atë përgjegjësin e vërtetë të disfatës me zikaltrit në javën e fundit të Seria A, çka i la kryeqytetasit bardhekaltër jashtë pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve:

“Futbolli është i çuditshëm? Jo, nuk është i çuditshëm, çdo gjë që ka ndodhur, ka ndodhur. Ne luajmë me portierin më skarco në Seria A (Strakosha). Dhe pastaj faulli në fund i De Vrij! Një ndërhyrje kositëse, e çuditshme. Shumë e çuditshme.

Unë jam personi më kundërthënës ndaj mentalitetit të komplotit. Më bën të sëmurë. Unë thjesht thashë atë që u parafol rreth De Vrij në lidhje me këtë ndeshje, me siguri do të ndodhte diçka. Pra, nuk është e çuditshme që shkoi kështu dhe se De Vrij kishte fatkeqësinë për të kositur Icardin në zonën e penalltisë, 10 minuta nga fundi. Asnjë komplot, histori”.

Related posts

25 TRAJNERË NË 25 SEZONE/ Ja klubi “kanibal” i Serie A

Delo.autor

NGA IDHULL NË ARMIK/ Conte kthehet në “Allianz”, Juve është veç e kaluara…

Delo.autor

DASMA E ELSEID HYSAJ/ Odise Roshi sapo publikoi memontet më pikante të dasmës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment