Futboll Seria A

Inter planifikon transferimin e Lucas Moura, gati oferta për PSG

Sulmuesi brazilian, Lucas Moura po i kalon ditët e fundit në kryeqytetin francez Paris.

Lojtari nuk ka pasur hapësira thuajse fare nën drejtimin e trajnerit Unay Emery dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

Kësisoj e ardhmja e tij po shihet të jetë në kampionatin italian, Serie A me Interin që po e kërkon.

Mediat franceze kanë raportuar se agjenti i lojtarit është takuar me drejtuesit e Interit dhe ka biseduar për një transferim të mundshëm.

Gjithnjë sipas medieve franceze, Inter ka gati një shumë prej 30 milionë euro për transferimin e brazilianit.

25-vjeçari këtë edicion me Parisin ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në Ligue 1, ku në total numëron 71 minuta.

Në Ligën e Kampionëve, trajneri Unay Emery nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje brazilianin.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra spanjolle Valencia, ajo angleze Chelsea dhe kinezët e Beijing Gouan.

Related posts

NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Solskjaer: Vuajtëm pak në fillim, ja pse nuk luajti Rashford

Delo.autor

Diellor Beseni i Lirisë ftohet nga Shqipëria U-17

Q.Autor

Leave a Comment