Basketball Breaking News Ekskluzive Futboll Sport Të tjera Tennis

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Reagimet e TRISHTA që vijnë nga kampionët e TENISIT (FOTOT)

Mbarë sporti vijon të vajtoje humbjen tragjike të legjendës së NBA, Kobe Bryant.

Edhe nga turnetë e kampionët e tenisit, reagimet kanë qenë prekëse dhe të shumta.

Në turneun e “Australian Open”, Nick Kyrgios u perball me Rafael Nadal duke mbajtur veshur fanellën e Kobe, me numrin 18, pamje të cilat perloten edhe rrjetin.

Në rininë e tij, Kyrgios ka patur permisa të mira edhe në fushen e basketbollit dhe siç duket është frymezuar jo pak nga Bryant.

Pasi fitoi ndeshjen, Nadal mbajti veshur një kapele të “The Lakers” nga ku foli edhe për Bryant.

“Çfarë të them. U zgjova ne mengjes me këtë lajm te kobshem…dhe shumë të trishtë. 
Ai ishte një nga sportistët me të mirë në histori… Dhe meriton një duartrokitje të madhe”, u shpreh spanjolli.

https://twitter.com/AustralianOpen/status/1221770804419010560?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1221770804419010560&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.washingtonpost.com%2Fsports%2F2020%2F01%2F27%2Fkobe-bryant-remembered-by-nick-kyrgios-rafael-nadal-coco-gauff-australian-open%2F

Edhe tenistët partnerë, Coco Gauff dhe Caty McNally shkruajtën mbi atletet e tyre numrat e fanellës dhe emrin e Kobe.
Në një prenoncim ato u shprehën: Jemi zemërthyer!

“E kemi parë shpesh Kobe në U.S Open… Ka qenë shume herë vitin që shkoi, tha komentatori Rennae Stubbs.
“Ai ka komentuar bashkë me ne gjysmën e ndeshjes në të cilen luante Coco Gauff.
Njëherë madje e kam parë edhe duke folur me Serenën pasi një prej ndeshjeve kishte mbaruar.
 
Ditë e trishtë për sportin. Ai ishte një kampion… kampion i shkëlqyer!”
ALPEsport.al

Related posts

E BUJSHME/ BAYERN kërkon ndryshime në skuadër, synohet sulmuesi i Tottenham

Isa.Autor

E BUJSHME/ ​Bonucci: Ronaldo është më i miri në botë

Isa.Autor

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

Leave a Comment