Futboll La Liga Sport

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Te Barça kanë nisur që të përshepjtojnë. Kur duhet pak më shumë se një muaj nga hapja e merktos së verës, te Barcelona po planifikojnë mbërritjet e mundshme për sezonin e ri. Ata duan që të mbyllin çdo gjë sa më shpejtë që të jetë e mundur, për të mos e zgjatur deri në ditën e fundit siç ndodhi verën e shkuar.

Në klubin katalanas janë të firkësuar nga “operacioni Griezmann”, por ata kanë emra të tjerë mbi tavolinë. Në fakt, ata duan që të përshpejtojnë me dy lojtarë që në merkato vlejnë 60 milion euro dhe që mund të jenë mbërritjet e para.

I pari është emri i Clement Lenglet. Klubi dëshiron që të firmosë me të në bazë të situatës që do të vendoset Samuel Umtiti. Klauzola e tij është 30 milion euro, dhe Sevilla është gati që të pranojë pagesën nga Barça për këtë lojtar.

Emri tjetër në tavolinë është Fabian Ruiz. Kontaktet me mesfushorin e Betis-it kanë avancuar shumë, ndërsa te Barça e konsiderojnë atë një mundësi të mirë për të ardhmen. Klauzola e tij vlen gjithashtu 60 milion euro.

Dy firma që mund të përmirësojnë situatën e blerjeve duke mos e tepruar me shifrat. Dy blerje që do të përmirësojnë mbrojtjen dhe mesfushën, në mënyrë që Barcelona të mendojë në të ardhmen vetëm për të përmirësuar sulmin ose krahët.

Related posts

DHURON NJË ASIST “MAGJIK”/ Gjasula në formë shumë të mirë, “play maker” model në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

Jaylene Cook, ekskursionistja që s’mban gjë veshur

Sadik.Autor

SERIE A/ Juventus dhe Napoli rrezikojnë të bëjnë fundin e Inter-it dhe Milan-it

Sadik.Autor

Leave a Comment