Futboll Seria A Sport

Morata, Zaza, Immobile, Belotti apo Falcao?! Milan nis zyrtarisht “gjuetinë”…

Fassone dhe Mirabelli kanë dalë haptazi duke deklaruar se po punojnë për të gjetur një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm dhe në selinë e klubit është parë Beppe Bozzo, menaxheri i njohur.

Teorikisht është folur për Alvaro Morata dhe Simone Zaza, futbollistët që përfaqësohen nga Bozzo, teksa Mirabelli ka dashur të pyesë mundësitë ekonomike të për transferimin e dy “pykave”.

Mbeten në garë për të marrë fanellën me numrin “9” të Milan edhe Ciro Immobile, i preferuari i Gattuso, Belotti, Falcao dhe ëndrra e madhe Edinson Cavani.

Alvaro Morata, pas një sezoni jo të mirë me Chelsea, humbi vendin edhe në kombëtaren e Spanjës dhe nuk do të shkojë në Kupën e Botës. Vlera e tij në verën e kaluar ishte 85 milionë euro, por kjo shifër ka zbritur dhe shërben si “asist” për drejtuesit e Milan, pavarësisht se arritja e marrëveshjes mbetet e vështirë.

Nga ana tjetër, Zaza shënoi 13 gola me Valencia dhe mbërritje e tij në Milanello duket më e mundur…

Related posts

I vunë nofkën “Babi”, Salihi: 34 vjeç është thjesht një numër, nuk largohem nga futbolli

Sadik.Autor

Lopetegui injoron MESSIN/ Ne jemi REALI, të gjithë na kanë FRIKË, do të FITOJMË…

Isa.Autor

Vllaznia bie në fund, Camra zhvlerëson golin e Ribajt

Sadik.Autor

Leave a Comment