Futboll Seria A Sport

Të gjitha shifrat e sezonit në Serie A…

Një Serie A rekord! Me vërshëllimën e trefishtë të Rocchi, të dielën në mbrëmje në “Olimpico”, u mbyll sezoni 2017-18, kësisoj tani është koha e statistikave dhe kurioziteteve…

Në nivel ekipor, Juventus ka barazuar rekordin e ndeshjeve pa pësuar gol, ndërsa Lazio e mbylli vitin me sulmin më të mirë. Në aspektin e individëve, Dybala “shkëlqen” si i riu që ka shënuar më shumë në kampionatet europiane, ndërsa Icardi, që shënoi 29 gola, bëri atë që asnjë futbollist i Inter nuk kishte bërë që nga viti 1959.

Sipas të dhënave të “Opta”, Juventus, me 95 pikë, ka grumbulluar numrin e dytë më të madh të pikëve në historinë e Serie A, pas rekordit të vënë në vitin 2013/14 me 102 gola.

Dybala, me 22 gola, është futbollisti më i mirë në moshë, në pesë kampionatet më të forta të Europës, që ka shënuar më shumë se 20 gola, ndërsa me 12 asiste të dhëna sivjet Douglas Costa, është i pari në këtë edicion të Serie A dhe vetëm një asist larg rekordit të Andrea Pirlo që dha 13 pasime për gol në sezonin 2011/12.

Bardhezinjtë e Allegri kanë barazuar edhe rekordin e ndeshjeve pa gol të pësuar në kampionat, 22 ndeshje me rrjetën e paprekur, ashtu si kishte bërë në sezonin e kaluar.

Në “shtëpinë” e Napoli festohen 91 pikët e grumbulluara, 28 prej të cilave janë marrë me përmbysje. Kjo ishte hera e parë në historinë e klubit që të kaltërit kanë marrë më shumë se 90 pikë në Serie A, por nuk mjaftoi për të fituar titullin.

Napoli ka luajtur 11 herë me të njëjtin formacion dhe në të ka pasur gjithmonë vend për Lorenzo Insigne, i cili ka vënë dy rekorde personale në këtë sezon të Serie A, si futbollisti me më shumë goditje drejt portës kundërshtare, 177 goditje dhe si lojtari që ka nxjerrë më shpesh shokët e tij në pozicion për të goditur portën, 106 herë.

“Dopjo” rekord edhe për Roma. Me vetëm një humbje jashtë fushe dhe 28 gola të pësuar në 19 ndeshje në transfertë verdhekuqtë kanë bërë sezonin më të mirë në historinë e tyre larg nga “Olimpico”.

Edin Dzeko është i dytë, pas Insigne, për numrin e goditjeve drejt portës kundërshtare 152. Cengiz Under shënoi shtatë gola në këtë edicion të Serie A, me shtatë asiste nga shtatë shokë të ndryshme të ekipit dhe një futbollist turk në Serie A nuk shënonte kaq shumë që nga koha e Can Bartu te Venezia.

Duke parë klasifikimin, Inter grumbulloi 72 pikë, duke kaluar kuotën e 70 pikëve për herë të parë që nga sezoni 2010/11. Në krahasim me sezonin e kaluar, Inter ka marrë 10 pikë më shumë.

Ndërkohë, Antonio Candreva mban rekordin negativ me 73 goditje drejt portës kundërshtare, pa asnjë gol të shënuar. Askush në Serie A nuk ka bërë më keq se ai.

Nga ana tjetër, Mauro Icardi shënoi 29 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Inter në harkun e një sezoni që nga viti 1958.

Lazio e sivjetshme ka shkruar historinë e klubit me 89 gola të shënuar, si nuk kishin bërë kurrë në një sezon të Serie A. Asnjë lojtar në historinë e

Lazio nuk kishte shënuar 29 gola në një kampionat, ashtu si bëri sivjet Ciro Immobile.

Për t’u bërë sulmi më i mirë i Serie A, Lazio pati nevojë edhe për golat e mesfushorëve Luis Alberto dhe Sergej Milinkovic-Savic, 12 gola secili.

Formacioni me mesataren e moshës më të re në Serie A është ai i Milan: 25 vjeç e 164 ditë në harkun e gjithë kampionatit.

28 ndeshje luajti “baby” Curtrone, autor i dhjetë golave, vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë se ai ka sulmuesit nën 20 vjeç në pesë kampionatet kryesore të Europë.

Milan ishte ekipi që pati përmirësimin më të mirë në këtë sezon nga faza e parë (25 pikë) në të dytën (39 pikë). Gjithsesi, për të pestin vit me radhë kuqezinjtë nuk arritën të klasifikohen mes pesë ekipeve më të mira të kampionatit.

Edhe pse u rendit në vendin e shtatë dhe do të luajë në Europa League, Atalanta është ekipi që ka grumbulluar më pak pikë sivjet, në krahasim me sezonin e kaluar: 12 pikë më pak. Futbollisti i tyre më i mirë mbetet Papu Gomez, i cili ka krijuar 95 raste për shënim për kundërshtarët dhe ka kompletuar 104 driblime.

Fiorentina mban vendin e tretë në Serie A për numrin e goditjeve drejt portës kundërshtare (619), ndërsa Giovani Simeone bëhet futbollisti i parë që ka zbritur gjithmonë në fushë për “vjollcët”, që nga kona e Luca Toni në sezonin 2005/06.

Related posts

“EURO 2020″/ Zvicra “presion” Francës me dyshen Shaqiri-Xhaka, Deschamps i bindur: Nuk jemi favoritë

Delo.autor

ÇËSHTJA E “NXEHTË” E RINOVIMIT TË IKARDIT/ Ja sa shanse ka të qëndrojë kapiteni

Delo.autor

“KEMI DISA LOJTARË PËR TË CILËT KANË PËSUER DËMTIME”/ Trajneri Low: Mendoj se kualifikimi varet vetëm nga ne

Delo.autor

Leave a Comment