Futboll Seria A Sport

Wanda Nara: Ka klube të gatshme të paguajnë klauzolën e Icardi-t

Gruaja e Mauro Icardi-t deklaron se ka disa klube të mëdha të gatshme të paguajnë klauzolën e lirimit të sulmuesit, por ka shtuar se prioriteti është Inter.

Argjentinasi është lënë jashtë skuadrës së Kupës së Botës, megjithëse është golashënuesi më i mirë i Serie A me 29 gola këtë sezon.

“Ka disa klube të mëdha që janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke parë shifrat që po qarkullojnë në futboll për momentin dhe për llojin e lojtarit që është Icardi, nuk është edhe aq mbresëlënëse,” shprehet Wanda Nara për Radio Metro.

Klauzola e lirimit të Icardi-t është 100 milionë euro, por është limituar vetëm në disa javë në qershor.

“Ka shumë klube që po ushtrojnë presion, por prioriteti është Inter. Do të ketë një takim me drejtorin sportiv dhe prioriteti është të qëndrojë.

“Më irriton fakti se Mauro nënvlerësohet, duke parë që e kërkojnë tre ekipet më të mëdha në botë.

“Situata me Inter është e qartë, ose rinovon ose largohet.”

Related posts

FUTBOLLI ËSHTË NË ANKTH/ Kishin luajtur në të njëjtin ekip me Sala, 2 “kuqezinjtë” mesazh për argjentinasin

Delo.autor

Allegri tregohet i SINQERTË: Kishte rëndësi fitorja, por RONALDO më befasoi

Isa.Autor

Materazzi: Interi të marrë hak ndaj Juves, s’mund ta humbasë këtë mundësi  

Sadik.Autor

Leave a Comment