Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Iniesta largohet duke ekspozuar “malin” me trofe…

Pasi ka mbyllur karrierën e tij me Barcelonën gjatë fitores 1-0 ndaj Sociedad, Iniesta ka dhënë përshëndetjen e fundit me një foto “mitike”, ku ka ekspozuar 32 trofetë që ka fituar gjatë 22 viteve shërbimi në klubin katalanas.

Mes të tjerave spanjolli ka fituar nëntë tituj në La Liga dhe katër trofe të Champions League, një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e ekipit “blaugrana”.

34-vjeçari, që vitin e ardhshëm do të luajë në Azi, i aktivizua në 674 ndeshje me Barcelonën, që nga dita e debutimit në vitin 2002. Titullin e parë në karrierën e fitoi në moshën 20-vjeçare në La Liga.

32 trofetë e Iniesta me Barcelonën, pasi me Spanjën ka fituar Kupën e Botës dhe dy herë Europianin:

9 La Liga: (2004-05, 2005-06, 2008-09, 2009-10, 2010-11, 2012-13, 2014-15, 2015-16, 2017-18)

4 Champions League: (2006, 2009, 2011, 2015)

6 Kupa Mbreti: (2009, 2012, 2015, 2016, 2017, 2018)

7 Superkupa Spanje: (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016)

3 Superkupa Europe: (2009, 2011, 2015)

3 Botërore për Klube: (2009, 2011, 2015)

Related posts

I BËN KOMENTIN EPIK “JASHTËTOKËSORIT”/ Dani Alves: Për pak theva këmbën për fajin tënd (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ “Le Parisien”: Real Madridi i vendos ultimatum 2-ditor PSG për Mbappe

Delo.autor

PRITEJ TË ORGANIZOHEJ NË TRIGORIA/ Roma anulon festën e tradicionale të Krishtlindjes, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment