Kategoria Superiore Shqipëri

Zyrtare: Silvio Zogaj largohet nga Luftëtari

Silvio Zogaj është largimi i parë nga Luftëtari. Mesfushori 20-vjeçar njoftoi prishjen e kontratës me klubin gjirokastrit, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mësohet skuadra ku ai do të vazhdojë karrierën.

Vendimi i lojtarit lidhet me aktivizimin e pakët në gjysmën e parë të këtij sezoni. Vetëm 18 minuta në fushë në 16 javë të kampionatit, duke u aktivizuar si zëvendësues në fundin e ndeshjeve me Skënderbeun dhe Laçin.

Ndeshja me kurbinasit, përpara më tepër se një muaji e gjysmë ishte e fundit për Zogajn me fanellën bluzi. Largimi i mesfushorit prej hapësirave të pakta të dhëna nga trajneri Lika, konfirmohet edhe nga falënderimet e futbollistit që nuk e përmendte teknikun aktual.

Vlerësim kishte për presidentin Tavo, stafin drejtues, shokët e ekipit, tifozët dhe ish-trajnerin Milinkoviç, i cili i dha besim lezhjanit duket e aktivizuar në elitën e futbollit shqiptar prej moshës 18-vjeçare, në javën e parë të kampionatit të kaluar në ndeshjen me Partizanin, ku mesfushori u aktivizua nga stoli.

Largimi i Silvio Zogajt nis serinë e ndryshimeve të pritshme te Luftëtari në merkaton e dimrit, me presidentin Tavo që ka njoftuar se do të përforcojë kontingjentin, me objektivin kryesor që është mbajtja e xhevahirëve të ekipit, nga Rroca për të vijuar me dy yjet e sulmit, Dejvi Bregu e Kristal Abazaj.

Related posts

TRE DITË NGA MERKATO E JANARIT/ Ja situata në klubet e Kategorisë Superiore…

Delo.autor

PLAS TEK PARTIZANI/ Hakaj sherr me trajnerin Lerda. Zbardhet debati mes tyre

Delo.autor

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Isa.Autor

Leave a Comment