Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ANGLI-SHQIPËRI/ Situata kaotike me tifozët, Federata Angleze reagon për ndeshjen me “Kuqezinjtë”

Ndeshjet e fundit të Anglisë në fushën e saj nuk kanë kaluar qetësisht, me skena dhune e huliganizmi që janë shfaqur edhe në radhët e tifozëve vendas. Por Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka marrë masa shtesë për ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Shqipërisë që do të luhet në “Uembli”.

Ndeshja e fundit e Anglisë në “Uembli” ishte pikërisht finalja e EUropianit, ku tifozët vendas shpërthyen rrethimin dhe hynë pa bileta në stadium, duke sulmuar forcat e rendit e duke shkaktuar një kaos të pashembullt në një aktivitet të tillë. Kjo bëri që UEFA të ndëshkonte Anglinë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë në aktivitetet e saj, jo ato që organizohen nga FIFA. Kjo bën që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet me tifozë, por do të ketë një vëmendje të madhe mbi sjelljen e tyre në tribuna.

Federata Angleze nuk ka konfirmuar masa shtesë për këtë takim, për të evituar një tjetër turpërim të ngjashëm me atë të finales së Europianit në stadiumin legjendar, por  një zëdhënës theksoi për mediat britanike se ndeshja do të kishte “praninë e duhur të stafit”.

Edhe ndeshja e kaluar e Anglisë në fushën e saj, ajo ndaj Hungarisë, u përfshi nga kaosi kur tifozët hungarezë u përplasën me stjuardët në stadium dhe vetëm ndërhyrja e policisë solli përsëri rregull në tribuna gjatë ndeshjes. Për këtë arsye, do të ketë shuam vëmendje mbi atë që ndodh në tribuna në takimin e sotëm, sidomos duke pasur parasysh se Anglia kërkon që të jetë organizatore e Botërorit 2030 dhe do të bindë FIFA-n se mund të organizojë aktivitet pa incidente.

Related posts

RREGULLI I FIFA-S/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë

Delo.autor

Momentet pikante për 2018

Delo.autor

ICARDI JASHTË EKIPIT “ZIKALTËR”/ Kthimi në fushë mbulohet nga misteri

Delo.autor

Leave a Comment