Futboll Seria A

Inter mbetet i pamposhtur, barazon edhe ndaj Juventusit

Juventus ka luajtur baras në shtëpi në derbin e Serisë A kundër Interit, në një ndeshje ku shkëlqeu portieri slloven i “Zikaltërve”, Samir Handanovic duke ia ruajtur skuadrës së vet bilancin e të pamposhturës në kampionat, të shtunën në mbrëmje.

Juventus e priti Interin në “Allianz Arena” në kuadër të javës së 16-të të kampionatit italian dhe u ndan baras pa gola, shkruan Express.

Juventus e ka dominuar ndeshjen duke mbajtur topin më shumë dhe rrezikuar po ashtu më tepër se mysafirët.

Juventus pati tetë goditje në portë dhe rrezikoi disa herë përmes Mario Mandzukic. Në anën tjetër, Interi pati vetëm një goditje në portë dhe gjashtë jashtë saj.

Inter mbetet e para në tabelë me 40 pikë të tubuara, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Napoli që është i dyti me 38 pikë.

Ndërkohë, Juventus nuk lëviz nga pozita e tretë dhe tani barazohet me pikë me Napolin.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Anglia, Kane shënon edhe golin e dytë ndaj Panamasë

Sadik.Autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Anglia me sytë nga “Elbasan Arena”, “Kuqezinjtë” mund të shtyjnë biletën e “Luanëve”

Delo.autor

SHERRI ME TORASËN/ Ja vendimi që merr klubi i Tiranës për Edon Hasanin

Delo.autor

Leave a Comment