Futboll Seria A Sport

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho dhe tekat e tij, ja çfarë pritet të ndodhë me Kumbullën…

Mbi pesëdhjetë milionë euro të mbetura në tribuna për ndeshjen ndaj Napolit, por Mourinjo vazhdoi në kokën e tij duke “ndëshkuar” ata lojtarë që portugezi mendoi se ishin fajtor në humbjen poshtëruese ndaj Bodo/ Glimt.

Murinjo nuk i ka falur Kumbullën, Rejnolds, Diavara, Vilar dhe Borja Majoral. Paraqitje totalisht të pamjaftueshme në Norvegji, gabime që çuan në nokaut poshtërues për Romën dhe për Murinjon që për herë të parë pësoi më shumë se pesë gola në një ndeshje.

Por mesa duke ky ka qenë një paralajmërim nga ana e teknikut portugez i cili pas sfidës me Napolin është shprehur: “Nuk do t’u vendos X, kam ndërmend t’i rikuperoj”.

Kjo vlen dhe për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla i cili sipas mediave italiane mund të dërgohet në huazim në janar për tu rritur më shumë, për tu rikthyer më i pjekur, pasi klubi verdhekuq pagoi jo pak për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Related posts

U MPOSHT NGA GETAFE/ Mbrojtësi i Valencias nuk i mban dot lotët: Është shumë keq të dëgjojmë që… (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool insiston për Thomas Strakoshën

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Start katastrofik i sezonit, klubi i njohur merr vendimin drastik për trajnerin

F.autor

Leave a Comment