Bundesliga Futboll Sport

Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Bayer Leverkusen më në fund ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit brazilian. Paulo Henrique Sampaio Filho, i njohur shkurt me emrin Paulinho, do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga që nga sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 17-vjeçar i Vasco Da Gamas pritet të ndjekë gjurmët e emrave të rëndësishëm brazilianë, që kanë qenë pjesë e “Aspirinave” në të shkuarën, si Zé Roberto, Lucio, Emerson e së fundmi Wendell. Sipas mediave gjermane, Leverkusen duke përfituar edhe nga problemet financiare të klubit brazilian do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e futbollistit, 10 më pak se klauzola e largimit.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI: Skënderbeu favorit për TITULLIN, ëndërroj kombëtaren kuqezi

Isa.Autor

KUMBULLA NË MERKATO/ Shqiptari kërkohet nga Manchester United

Delo.autor

PËSON DISFATËN E PARË NGA MALLORCA/ “Los Blancos” i dorëzon kreun Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment