Futboll La Liga Sport

Fituesi i “Topit të Artë”/ “Po të mos isha bërë futbollist… do të isha bërë kriminel…”

Sigurisht që nuk bën lojëra fjalësh, Hristo Stoichkov. Gjatë një interviste për shtypin ndërkombëtar, ish-sulmuesi ka kujtuar fëmijërinë e tij në Bullgari, vend që ishte nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, pra komunizmit, derbi në vitin 1989. Sot, në moshën 52 vjeç, ish-futbollisti i Barcelona dhe Parma zbulon diçka që nuk e kishte thënë kurrë më parë…

“Nëse nuk do të isha bërë futbollist atëherë do të isha bërë hajdut ose kriminel. Ishte një moment kur po mendoja të arratisesha nga Bullgaria pa marrë leje. Mendova të shkoja në një vend demokratik, të merrja një pasaportë të lehtë dhe të vazhdoja futbollin,” – tha Stoichkov.

Më pas, ish-sulmuesi vazhdoi: “Kisha dy zgjidhje kur isha fëmijë, ose të bëhesha bandit që plaçkiste dhe bënte krime, ose futbollist. Zgjodha opsionin e dytë dhe ndoshta është kjo arsyeja përse jetoj ende.”

Stoichkov fitoi “Topin e Artë” në vitin 1994 si pjesë e Barcelonës.

Related posts

E PABESUESHME/ Dy lojtarët e Milanit hyjnë në historinë e Serie A. Ja arsyeja dhe emrat

Delo.autor

Revolucioni i FIFA-s/ Kufizim klubeve për numrin e lojtarëve që mund të transferojnë

Isa.Autor

NË GJERMANI E BËJNË TË KRYER/ Media prestigjioze zbulon se Rashica ka arritur akordin me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment