Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E MUSTAFIT DREJT FUNDIT/ Arsenali shpall 3 kandidatë për të zëvendësuar shqiptarin, ja emrat e bujshëm

Shkodran Mustafi mund të largohet në verë nga Arsenali që kohët e fundit po kërkon zëvendësuesin e tij.

Mbrojtësi shqiptar është duke përjetuar një sezon zhgënjyes me “Topçinjtë”, ndërsa javën e kaluar bëri një gafë të pafalshme në mbrojtje duke marrë shumë kritika.

Kështu, drejtuesit e klubit londinez janë të interesuar ta shesin mbrojtësin 27-vjeçar dhe të mbledhin më shumë fonde për transferimet e reja të verës.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Arsenali ka identifikuar mbrojtësi e Barcelonës, Samuel Umtiti, atë të Evertonit, Michael Keane dhe Eric Baillyn e Manchester Unitedit si zëvendësime të mundshme për Mustafin.

Umtiti është i vendosur që të largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit, ndërsa Keane ka qenë në radar të Arsenalit edhe para transferimit te Evertoni.

Francezi kushton 65 milionë sterlina, Keane rreth 50 milionë, ndërsa Bailly vlerësohet 35 milionë.

Do të jetë merkatoja e verës që do t’i japë fund thashethemeve për të konfirmuar emrin që do të zëvendësojë Mustafin.

Related posts

“BLERJE TË GODITURA, KUKËSI GJITHNJË PRETENDENT”/ Gega: Pengjet në merkato s’kanë fund, klubi bëri…

Delo.autor

Kupa e Mbretit, Barcelona pret Valencia-n në “Camp Nou”

Q.Autor

SPEKTAKOLAR/ Van Dijk u jep MËSIM mbrojtësve: Kështu ndalet Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment