Futboll Sport

Falcao në telashe, dënohet me 16 muaj burg për evazion fiskal

Radamel Falcao në telashe. Sulmuesi i Monacos është dënuar me 9 milionë euro gjobë dhe 16 muaj burg drejtësia spanjolle për evazion fiskal. Gjithçka ka të bëjë me periudhën kur “El Tigre” luante për Atleticon e Madridit në La Liga.

Gjatë asaj kohe Falcao nuk i ka paguar shtetit spanjoll taksat e parave që ka fituar nga të drejtat e imazhit. Sulmuesi kolumbian është thirrur sot në gjykatë dhe drejtësia spanjolle ka vendosur ta dënojë me 16 muaj burg dhe 9 milionë euro gjobë.

Megjithatë sulmuesi do të jetë pjesë e Kolumbisë në Botërorin Rusi 2018-të, sepse nëse Falcao paguan në kohë gjobën e përcaktuar nga gjykata, nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi për dënime të ulta ligji në Spanjë e lejon diçka të tillë.

Related posts

“KATAR 2022″/ Zbulohen goglat e vazos së parë të Botërorit, ja cila kombëtare do të marrë vendin e Italisë

F.autor

U ELEMINUAN NGA BARCELONA/ Ja çfarë thotë Solskjaer

Delo.autor

SHTOHEN PIKËPYETJET/ Broja nuk grumbullohet, trajneri i Fulham e lë jashtë skuadre në transfertën e Sheffield

F.autor

Leave a Comment