Futboll Sport

Pjesa e parë/ Vllaznia për festë në Korçë, por Partizani ka në dorë gjithçka

Partizani nuk ka hapur rrugë, por edhe Kamza e ka kërkuar me ngulm fitoren që nga minuta e parë, megjithatë, rezultati në fund të 45 minutave është i bardhë, 0-0. Me formacionin e plotë, kamzalijtë me Plakun dhe Raçiçin në sulm kanë pasur mundësi të arta për shënim. Ndërsa të kuqtë dhe portieri Xhika janë ndihmuar nga fati.

Me formacionin e tyre më të mirë të kuqtë janë munduar që të ndryshojnë fatin dhe rezultatin e takimit, por që kur pothuajse renditja përfundimtare nuk mund t’i nxjerrë më tepër sesa vendi i pestë në renditje, ata nuk e kanë me ngulm golin.

Kamza që është në hall, nga ana tjetër ka krijuar raste dhe volum loje, por në 30 minutat e para të lojës nuk ka pasur ndryshime. Në minutën e 35 Belica arriti që të bëjë kërcënimin e parë serioz në portën e Avdylit, por gjuajtja e tij kaloi mbi traun e portës.

Pas këtij rasti ka qenë një goditje nga këndi e të kuqve që ka kaluar para portës së Kamzës, por që me kokë Frashri e ka dërguar jashtë duke larguar rrezikun. Por, në minutën e 42 ka ardhur kundërpërgjigjja nga Kamza. Zguro krosoi nga këndi, ndërsa Plaku nuk u mor vesh me Filin duke humbur rastin e artë për të shënuar.

Partizani – Kamza 0-0

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Belica, Gojkoviç, Kalari, Mala, Sulejmani, Asani, Bardhi, Trashi, Abdurrahimi. Trajner: K.Dalipi

Kamza: Avdyli, Zguro, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Malaj, Zefi, Mehmeti, Plaku, Raçiç, Fili. Trajner: J. Ahmataj

Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, R.Preça

Vllaznia, ashtu siç pritej, pjesën e parë në stadiumin “Skënderbeu” kundër skuadrës vendase e ka mbyllur me fitoren 0-2. Ka mjaftuar Sukaj me penallti në minutën e 18 dhe Kalaja në minutën e 28 për të rihapur shpresat e shkodranëve të cilët sot janë dhe në dorën e asaj që do të bëjë Partizani me Kamzën.

Formacionet që janë vendosur në fushën e lojës normalisht që e diktuar rrjedhën e rezultatit që nga minuta e parë. Vllaznia mbizotëron me lojë, por edhe me rezultat. Kanë mjaftuar 18 minuta që Arlind Kalaja të fitojë një 11-metërsh për shkak të daljes së gabuar të portierit Teqja, i cili u ndëshkua edhe me kartonë të verdhë. Ndërsa Sukaj arriti që të dërgojë në rrjetë sferën për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Bardhekuqtë nuk kërkuan që të barazonin shifrat, një skuadër e shpërfytyruar në këtë takim, ashtu si edhe një javë më parë, duke pësuar dhe golin e dytë dhjetë minuta më pas. Është i njëjti, Arlind Kalaja që inicion sulmin dhe shënon golin për të çuar shifrat në 0-2 në këtë takim.

Skënderbeu në minutën e 40 pati mundësi që të ngushtonte diferencën me Blerim Krasniqin, por që kavajasi arriti me vonesë te topi. Deri në përfundim të 45 minutave ka mbizotëruar i njëjti rezultat, teksa Vllaznisë i duhen dy gola të tjerë për të kaluar me golavarazh Kamzën.

Skënderbeu – Vllaznia 0-2
Shënues: 
Sukaj 18’ (p), Kalaja 28’

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Mara, Krasniqi. Trajner: I.Daja

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka (Ruqi 24’), Krymi, Vucaj, Çinari, Kalaja, Lika, Sukaj. Trajner: E.Kraja

Gjyqtarë: K.Kola, E.Barushi, I.Tartari
Kartonë të verdhë: Teqja 18’

Related posts

RUSI 2018/ Miranda tregon se cili është Ronaldoja i ri te Brazili

Sadik.Autor

Plas “bomba” te Spanja, Lopetegui pranë shkarkimit 1 ditë para startit të Botërorit

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Derbi ekstrem! Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Isa.Autor

Leave a Comment